Office Address

Shaqir Ingrishta
Prishtina, Kosovë

Phone Number

+383 (45) 643-441

+383 (49) 340-820

Email Address

info@tramston.com

Contact Us

Kjo faqe është në shqip. Read this page in English

Një arkë për dyqanin, restorantin dhe pompat

SpacePOS është arka ku punon stafi juaj çdo ditë. Fiskalizimi është brenda saj, jo i shtuar përsipër, dhe shitja nuk ndalet kur bie interneti. Artikujt dhe çmimet vijnë nga Tramsuite, kështu që dyqani dhe kontabiliteti shohin të njëjtat shifra.

Në përdorim

Delta Group i mban me SpacePOS arkat e marketeve dhe restoranteve në mbi 20 pika karburanti, që nga viti 2025.

Fiskalizimi

Kuponi fiskal konfigurohet dhe printohet nga vetë arka. Nuk ju duhet një program i dytë përkrah, as të prisni dikë tjetër që t'ju lidhë pajisjen — arka që merr pagesën është e njëjta që lëshon kuponin.

Çfarë bën

  • Punon edhe pa internet — është program i vërtetë në kompjuter, jo faqe interneti e hapur në shfletues. Kur bie lidhja, radha nuk ndalet.
  • Modaliteti i dyqanit dhe i restorantit — barkod dhe pagesë e shpejtë në market, ose tavolina dhe porosi që hapen e mbyllen më vonë. Porositë nga Wolt hyjnë vetë.
  • Një katalog i vetëm artikujsh — artikujt, çmimet dhe stoku vijnë nga Tramsuite dhe shitjet kthehen lart, pa i shkruar askush dy herë.
  • Kartela për klientët — grupet e zbritjeve dhe të çmimeve për klientë të rregullt, dhe kartela e operatorit për të autorizuar në pikat e karburantit.
  • Në shqip — e gjithë ndërfaqja është e përkthyer, jo e kaluar nëpër përkthyes automatik. Stafi punon në gjuhën që flet.
  • Mac, Windows dhe Linux — instalohet në kompjuterin që keni tashmë.

Edhe pompat, nëse ju duhen

Nëse keni pikë karburanti, SpaceFuel instalohet përkrah SpacePOS-it dhe pompat e depot shfaqen brenda arkës. Arkëtari autorizon pompën, sheh litrat duke rrjedhur dhe merr pagesën nga i njëjti ekran ku shet kafen — pa terminal të dytë.

Të flasim

Na tregoni si punoni sot — sa arka, çfarë shisni, a keni pompa — dhe ju tregojmë nëse ju përshtatet.

Na kontaktoni
z