Arka, pompat dhe financat — në një sistem
Tramsuite, SpacePOS dhe SpaceFuel mbajnë dyqane, restorante dhe pika karburanti në të gjithë Kosovën. Shitjet fiskalizohen në arkë, artikujt dhe çmimet vijnë nga një katalog i vetëm, dhe në fund të muajit gjithçka del në një vend — pa u mbledhur me dorë.
Në përdorim
Delta Group, një nga rrjetet më të mëdha të karburanteve në Kosovë, i mban që nga viti 2025 mbi 20 pika karburanti me marketet dhe restorantet e tyre në këtë sistem.
Financat
Tramsuite
ERP në shfletues — shitje, blerje, magazina, financa dhe burimet njerëzore në një sistem. Nuk instalohet asgjë: hapet nga kompjuteri, tableti ose telefoni.
Më shumë për Tramsuite →Arka
SpacePOS
Arka për dyqane, restorante dhe pika karburanti. Fiskalizimi është brenda, kupon fiskal printohet nga vetë arka, dhe shitja vazhdon edhe kur bie interneti.
Më shumë për SpacePOS →Pompat
SpaceFuel
Pompat dhe depot shfaqen brenda SpacePOS. Arkëtari autorizon pompën, sheh litrat duke rrjedhur dhe merr pagesën nga i njëjti ekran ku shet kafen.
Më shumë për SpaceFuel →Për kë është
- Dyqane dhe markete — arkë e shpejtë me barkod, artikuj dhe çmime nga një katalog, kupon fiskal në çdo shitje.
- Restorante dhe kafe — tavolina dhe porosi që hapen, ndryshojnë dhe mbyllen më vonë, plus porositë nga Wolt pa i shkruar dy herë.
- Pika karburanti — pompat, marketi dhe restoranti në një arkë, me kartela për klientët biznesë që furnizohen në llogari.
Të flasim
Na tregoni si punoni sot dhe ju tregojmë nëse ju përshtatet. Demonstrimin e bëjmë edhe pa e prekur asnjë pompë — kemi simulator të pajisjeve.
Na kontaktoni